Telegrafi

Albana Osmani tregon për angazhimin e shqiptarëve anekënd globit për çështjen kombëtare

Albana Osmani (Foto: Instagram/albanaosmani1)

Albana Osmanin e kemi parë në shumë aktivitete të ndryshme humanitare.

Bukuroshja shqiptare njihet për linjat trupore që ia kanë zili shumë femra, por edhe si një patriote e madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Albana Osmani

Ajo së fundi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram të një proteste të shqiptarëve në SHBA.

Në krye të protestës ishte edhe Marin Mema, i cili njihet për shumë emisione që dokumentojnë gjurmët shqiptare anembanë globit.

“Çamëria. Pamja vjen nga rrugët e New Yorkut, ku qindra mijëra shqiptarë mbushen rrugët të veshur kuq e zi ! Marin Mema ecën në pararoje. Në këtë foto në të djathtë Marko Kepi, i cili së bashku me Nik Beqi çdo vit ngrenë çështje me shumë rëndësi për shqiptarinë dhe shqiptarët përmes paradës që pushton rrugët kryesore të metropolit amerikan”, ka shkruar Albana në përshkrim.

Ndryshe, zeshkania është edhe themeluese e fondit humanitar “Ti je një lulediell”, i cili ka për synim t’u dalë në ndihmë nevojtarëve. /Telegrafi/