Telegrafi

Albana Osmani-Ramush Haradinajt: Shumë bukur të rri bluza ‘Dardan’, të shkon me gjakun që të rrjedh në vena (Foto)

Prezantuesja e njohur Albana Osmani këtë vit ndërmori një fushatë sensibilizuese të quajtur “Ti je një luledielli”.

Ajo nxori në shitje mbi tre mijë bluza nën logon e lules së diellit, nga ku u sigurua një fond prej 60 mijë eurosh, shkruan Telegrafi.

Nga paratë e mbledhura, në spitalin e Tiranës u dhuruan fonde për pajisjet e reja, për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

Albana Osmani, prezantuesja që ndërmori fushatë sensibilizuese “Ti je një luledielli”

Për të gjitha këto detaje, Albana kishte rrëfyer gjithçka nga kauza e saj në një intervistë ekskluzive dhënë për Telegrafin.

Lexo po ashtu “Ti je një luledielli”, fushata që u jep dritë fëmijëve në nevojë! Albana Osmani, bukuroshja e ekranit - ambasadore e kauzave sensibilizuese

Fushata sensibilizuese vazhdoi edhe më tutje, ndërsa së fundmi asaj iu bashkua edhe kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ka qenë Albana Osmani ajo e cila ka ndarë një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë Haradinajt, i cili kishte veshur një nga bluzat e kauzës.

Lexo po ashtu Gjithë lumturia në dy portrete familjare! Lola Haradinaj prezanton më të shtrenjtit e saj (Foto)

Osmani ka publikuar një fotografi me kryeministrin në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar plot fjalë falënderuese dhe lëvdata për Ramush Haradinajn.

“Krejt DARDAN !!! Krejt SHQIPTARË! N’DARDANI! FALEMINDERIT Z.KRYEMINISTER Z.RAMUSH HARADINAJ PËR MBËSHTJEN TUAJ ! Shumë bukur të rri Bluza ‘DARDAN’ të shkon me gjakun që të rrjedh në vena!!! Në fund do shohim më shumë buzëqeshje të FËMIJËVE në KOSOVË e ky është gëzimi ynë …”(sic.), ka shkruar Albana Osmani përbri fotografisë në Instagram.

Një bluzë nën sloganin “Ti je një luledielli”, ka veshur edhe bashkëshortja e Ramushit, spikerja Anita Haradinaj. /Telegrafi/