Telegrafi

Albana Osmani publikon fotografi me Eva Longorian: Është inspirim për mua

Albana Osmani dhe Eva Longoria (Foto: Instagram)

Në Kanë me datën 14 maj ka filluar edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, ku deri me datën 25 maj për Palmën e Artë garuan rreth 21 filma.

Përveç yjeve botërore, pjesë e këtij evenimenti ishte edhe prezantuesja nga Shqipëria, Albana Osmani.

E njëjta gjatë ditës së sotme (e martë), ka sjellë një fotografi në Instagram gjatë takimit me aktoren amerikane, Eva Longoria, të cilat kanë biseduar rreth projektit të moderatores tonë, “You are a sunflower”.

“Ishte kënaqësi të takoja aktoren e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara” ku luante rolin e Gaby. Sigurisht i kemi ndjekur në çdo seri. Ajo është një inspirim për mua, si për mijëra njerëz të tjerë me fushatat humanitare që është angazhuar dhe që vazhdon pa pushim. Shumë energji e mirë ndërsa u përshëndetem, shpresoj ta takoj përsëri për Lulediellin. Mund të them se ishte shumë e bukur”, ka shkruar ajo krahas këtij imazhi.

Lexo po ashtu Albana Osmani pozon krah Adriana Limës: Me shoqen time në Kanë

Theksojmë që Albana një vit më parë kishte filluar një iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. “TI je një luledielli”, ishte kampanja humanitare që kishte ndërmarrë dhe që u mbështet prej shumë personaliteteve të famshme. /Telegrafi/