Prezantuesja e njohur Albana Osmani është përballur me një situatë aspak të këndshme në natën e sotme (e enjte).
Kjo, pas llogaria e prezantueses bukuroshe është ‘hackuar’ nga persona të pandërgjegjshëm.
Hackerët që kanë arritur të futen në llogarinë e këngëtares, kanë publikuar një imazh, në të cilin shfaqet një gotë me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Të shumta kanë qenë sharjet dhe ofendimet që i janë adresuar Osmanit nga ndjekësit e saj, deri në momentin që ata kanë arritur të kuptojnë se llogaria është e vjedhur.
Aktualisht, lnstagrami i Albanës numëron mbi 320 mijë ndjekës, ndërsa ndodhet në duart e personave të paautorizuar. /Telegrafi/