Një nga femrat më seksi shqiptare, ka arritur edhe një herë të mahnisë në paraqitjen më të fundit televizive.
Albana Osmani u shfaq sërish atraktive në emisionin e ri të Top Show në Top Channel.
Në një fustan të zi, me prerje të thella dhe tejet shkëlqyes, Albana mahniti me dukjen e saj dhe arriti që të emoconiojë edhe reperin Ledri Vula.
Pasi Ledri dhe referja seksi u përballën në një duel futbolli, ishte vet Albana që mori përgjegjësinë që me këtë fustan seksi të luajë dhe të bëjë performancë atraktive, shkruan Telegrafi.
Ajo mjaft mirë arrin ta manovrojë topin duke arritur të bëjë lëvizje atraktive, por për pak sa nuk rrezikoi të tregonte më shumë se që duhej.
Sidoqoftë, Albana tregoi aftësitë e saj prej një sportiste.
Prezantuesja rëndom publikon foto nga palestra, andaj nuk duhet të befasohemi nga forma e saj e mirë. /Telegrafi/