Telegrafi

Albana Osmani ia tregon Redon Makashit dashurinë që kishte për të

Një ndër të ftuarit e shumtë të mbrëmjes së sotme në emisionin “Top Sow Magazine” ka qenë edhe këngëtari i mirënjohur Redon Makashi, i cili së bashku me kolegë të tij ka qenë i ftuar për të prezantuar koncertin që do të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e Universitetit të Arteve, në kujtim të këngëve të njohura të viteve ’90, të cilat do të interpretohen nga zërat e rinj.

Një moment interesant gjatë bisedës në studio ka qenë ai kur Albana Osmani ka sjellë në kujtesë vitet e adoleshencës së saj, kur kishte shumë qejf Redonin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Madje, ajo ka rrëfyer se dikur, për të treguar se sa shumë ‘e dashuronte’ atë u bë bionde, pasi kishte dëgjuar se këngëtari preferonte gocat me flokë të verdha.

Ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura, duke e vënë disi në ‘siklet’ edhe Redonin, i cili u shpreh se e tërhiqnin më shumë biondet, pasi në ato vite ishin më të rralla në Shqipëri. /Blitz/Telegrafi/