Njëra nga prezantueset më atraktive shqiptare, Albana Osmani, feston sot (e mërkurë), ditëlindjen e saj.
Bukuroshja ka zgjedhur që në këtë ditë të rëndësishme të ndajë një imazh me ndjekësit në ‘InstaStory’, gjersa shfaqet joshëse në bikini.
“Kam lindur në ditën më të nxehtë të vitit, 17 korrik. Nuk kam ç’të bëj. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Albana bashkangjitur fotografisë së publikuar në Instagram.
Zeshkania njihet si njëra nga prezantueset e suksesshme shqiptare, e cila ka kohë që merret edhe me organizatën humanitare, “Ti je një luledielli”.
Ajo po ashtu është duke punuar edhe në projekte të reja televizive, madje së fundmi ka treguar se është duke i shqyrtuar ofertat e reja që ka marrë për t’u shfaqur sërish në ekran. /Telegrafi/