Prezantuesja e njohur Albani ka festuar dje (e martë), ditëlindjen e saj të 35-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.
Në rrjetin social Instagram, Albana publikoi një fotografi ku shfaqej me një buqetë trëndafilash, në mbishkrimin e së cilës ajo tregonte se janë plot 101 të tilla.
Megjithatë, Osmani preferoi të mos bëjë të ditur personin që ia dhuroi lulet, ndërsa pranoi urime të shumta nga ndjekësit e saj.
Nuk munguan edhe urimet nga figurat publike, teksa njëri prej tyre ra më shumë në sy.
Fjala është për futbollistin e njohur shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili ka qenë shumë i përfolur së fundmi në mediat ndërkombëtare për transferimin e tij në Liverpoool.
“Urime ditëlindja Albana të uroj shumë shëndet”, është komenti që Shaqiri i ka lënë bukuroshes shqiptare.
Mesa duket, dyshja në fjalë gëzojnë një shoqëri shumë të mirë me njëri-tjetrin, gjë e cila nuk është ditur deri më sot. /Telegrafi/