Telegrafi

Alban Veseli i Rahovecit, MVP i xhiros së shtatë

(Foto: basketbolli.com)

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligë, ku derbi Golden Eagle Ylli-Rahoveci përfundoi 76-96 për Vreshtarët.

Basketbollisti më i dalluar ishte Alban Veseli, me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, me një indeks 30.

Veseli nga 12 tentime për tre pikë, gjashtë herë ishte i saktë, kurse për dy pikë ishte 4/4 apo 100 % i saktë dhe ndihmoi skuadrën e tij të shënojë fitore shumë të rëndësishme.

Ndërkohë, top-5 shënuesit më të mirë të xhiros së shtatë ishin Alban Veseli i Rahovecit me 26 pikë, Musab Mala i Bashkimit me 26, Cendrik Council i Vëllaznimit me 26, Xavier Cannefax i Ponte Prizreni me 24 dhe Isaiah Traylor Rahoveci me 23.