Ai është ndër personazhet e estradës shqiptare që çdo projekt muzikor i pëlqehet në masë të madhe.
Fjala është për këngëtarin dhe kantautorin, Alban Skenderaj, i cili njihet për veçantinë që ka në projektet muzikore.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka zgjedhur që të ndajë me fansat disa sekuenca nga kënga e re.
Në videon e shpërndarë artisti kishte xhiruar natyrën, derisa në prapavijë dëgjohet projekti i papublikuar.
Përpos kësaj, Skenderaj nuk ka zbuluar as titullin por as edhe datën për lansimin e kësaj prodhimtarie.
Vlen të përmendet se “A i sheh” është hiti fundit i tij, që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Arilena Ara. /Telegrafi/