Telegrafi

Alban Skënderaj të premten publikon këngën e re

Alban Skenderaj (Foto: Instagram)

Këngëtari dhe kantautori i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ai ka njoftuar se kënga e tij e re pritet të lansohet për Shën Valentin, ndërsa ka ndarë disa detaje me fansat në rrjetet sociale.

I njëjti ka sjellë edhe një fragment të shkurtër të kësaj kënge, e cila i dedikohet të dashuruarve.

“14.02.2020, 10:00”, është përshkrimi që ia ka vënë videos së publikuar në Instagram, aty ku numëron hiç më pak se 615 mijë njerëz.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alban Skenderaj

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave, të cilët duket se mezi po e presin projektin e këngëtarit.

E fundit këngë e lansuar nga ai mbetet “Duamë” në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Miriamin dhe çifti e sollën menjëherë pas ceremonisë së martesës së tyre.

Ndër tjerash, Albani në fillim të muajit janar u bë baba për herë të dytë i një djali. /Telegrafi/