Këngëtari dhe kantautori i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ai ka njoftuar se kënga e tij e re pritet të lansohet për Shën Valentin, ndërsa ka ndarë disa detaje me fansat në rrjetet sociale.
I njëjti ka sjellë edhe një fragment të shkurtër të kësaj kënge, e cila i dedikohet të dashuruarve.
“14.02.2020, 10:00”, është përshkrimi që ia ka vënë videos së publikuar në Instagram, aty ku numëron hiç më pak se 615 mijë njerëz.
Të shumta kanë qenë reagimet e fansave, të cilët duket se mezi po e presin projektin e këngëtarit.
E fundit këngë e lansuar nga ai mbetet “Duamë” në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Miriamin dhe çifti e sollën menjëherë pas ceremonisë së martesës së tyre.
Ndër tjerash, Albani në fillim të muajit janar u bë baba për herë të dytë i një djali. /Telegrafi/