Site icon Telegrafi

Alban Skënderaj sjell një fotografi të zakonshme me Miriamin, i jep një kuptim ndryshe sfidës së re të Instagramit

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një prej çifteve më të pëlqyer të skenës.

Ata janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndajnë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, në rrjetin social Instagram është bërë virale sfida “10 Years Challenge”, e cila sfidon personazhet në publikimin e fotografive të 10 viteve më parë.

Lexo po ashtu Nora Istrefi dhe Roberti publikojnë fotografi të shumë kohe më parë, tregojnë sa shumë kanë ndryshuar ndër vite

Ndryshe nga të tjerët, Albani dhe Miriami kanë vendosur që të publikojnë një fotografi të zakonshme, të realizuar së fundmi.

Këngëtari Skënderaj ka shkruar “Forever Challenge”, që përkthyer në shqip i bie “Përgjithmonë sfidë”, me çka ka treguar se lumturia dhe dashuria e tyre nuk ka ndryshuar aspak me kalimin e viteve.

Çifti përndryshe janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia.

Ata janë mjaft aktivë në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version