Site icon Telegrafi

Alban Skënderaj publikon këngën e re “Sikur ta dija”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka publikuar sot (e diel) një projekt të ri muzikor.

“Sikur ta dija” mban titullin kjo këngë, të cilën ia ka dedikuar nënës së tij.

Teksti është shkruar nga vet artisti, i cili po ashtu është përkujdesur edhe për muzikën.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi u bë nga AK Records me video nga FullMoon Production.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai ka bërë një interpretim të mahnitshëm e mjaft të ndjerë në këtë projekt të veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Skënderaj shquhet për vokalin dhe për projektet që sjell e po ashtu edhe për tekstet me plot kuptim.

Albani po vazhdon të jetë njëri nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version