Alban Skenderaj ka publikuar javë më parë këngën më të re që u mirëprit prej fansave.
“Jetë” titullohet kënga e fundit e këngëtarit, e cila është një baladë e lehtë kushtuar dashurisë.
Por, duket se artisti nuk do të ndalet me kaq pasi që ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell një videokëngë.
“Faleminderit”, titullohet projekti më i ri që do të shoqërohet me një video të veçantë.
Këtë e ka bërë të ditur sot vetë këngëtari përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale Instagram teksa ka shkruar “publikohet së shpejti”.
“Mezi po presim”, “jam duke pritur”, “po e presim” ishin disa prej komenteve të fansave në këngëtarit shqiptar.
Ndryshe, Albani ka paralajmëruar disa koncerte që do t’i mbajë gjatë këtij viti kalendarik në qytete të ndryshme. /Telegrafi/