Telegrafi

Alban Skënderaj paralajmëron këngën e re, publikon një pjesë të shkurtër nga klipi romantik me Miriam Canin

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Këngëtari nga Shqipëria ka zbuluar se është në përgatitje të një këngë të re e që do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, Albani ka postuar një pjesë të shkurtër nga klipi në të cilën shfaqet edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani.

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Çifti i njohur që po ashtu gëzojnë suksese të shumta në muzikës shihen në disa skena romantike dhe të ëmbël me njëri-tjetrin.

“Prapaskenat nuk janë dhe aq romantike, dalëngadalë, së shpejti”, ka shkruar Albani në mbishkrimin e postimit.

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë Albani solli një tjetër këngë të re me titullin “Isabel” që po pritet mirë nga publiku.

Lexo po ashtu Alban Skënderaj publikon klipin e këngës “Isabel”

Ndryshe, kujtojmë që Albani dhe Miriam janë të martuar prej vitesh dhe bashkë kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. /Telegrafi/