Telegrafi

Alban Skënderaj paralajmëron duetin e ri me MC Kreshën

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj vetëm një javë më parë publikoi bashkëpunimin e tij më të ri me DJ Sardin, këngën “Imagjino”.

Kjo këngë u prit mirë nga fansat dhe publiku, gjersa duket se shumë shpejt, Albani do të publikojë për fansat edhe një projekt tjetër.

Kësaj radhe bëhet fjalë për një bashkëpunim interesant me reperin e njohur nga Kosova, MC Kresha.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Albani ka bërë të ditur se kënga e re do të titullohet “Ping-Pong”.

Ndërkohë, fotografia në versionin animacion, i sjell dyshen në fjalë mjaft të freskët dhe me ngjyra, me çka bëhet e ditur se bëhet fjalë për një projekt të ri veror.

Përndryshe MC Kresha ka paralajmëruar se këtë vit do të jetë më aktiv, duke shpresuar që së bashku me label-in PINT të publikojnë albumin e tyre të ri “United State of Albania”.

Projekti i tij i fundit muzikor mbetet kënga “Duqa mbi duqa”, të cilën ai dhe Lyrical Son e sollën pesë muaj më parë. /Telegrafi/