Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, njihet për pozivitetin dhe dashurinë që përçon tek fansat e tij.
Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke sjellë fotografi nga përditshmëria, e po ashtu edhe nga projektet muzikore.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari dhe njëherësh kantautori ka shpërndarë një fotografi mjaft të ëmbël të familjarëve.
Të ulur në oborrin e shtëpisë, Miriami së bashku me Ameli dhe Duam janë shfaqur të përqafuar.
“Pasuria ime”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
Së fundmi ai ka publikuar edhe projektin muzikor “Parajsa Ime”, në bashkëpunim me këngëtarin Elgit Doda. /Telegrafi/