Telegrafi

Alban Skënderaj lanson këngën e re

Alban Skënderaj (Foto: Instagram/AlbanSkënderaj)

Alban Skënderaj e ka publikuar këngën e tij më të re, e cila mban titullin “Nëntor, 26”.

Projekti nuk është kompletuar nga ana vizuale, ndërsa versioni audio është publikuar në YouTube.

Vet kantautori është kujdesur për muzikën, ndërsa e ka shkruar edhe tekstin e këngës.

Lexo po ashtu Lajmet për Alban Skënderajn

Skënderaj është edhe producent i projektit, së bashku me Lorenc Aliajn.

Për vizualizimin e tekstit të kësaj kënge është kujdesur Image Studios.

“Lea” është një prej këngëve më fundit të Albanit që është pëlqyer mjaft shumë. Si në shumë projekte muzikore, këngëtari solli një tjetër mesazh të rëndësishëm.

Kënga flet për Lean, një vajzë e cila për shkak të një dashurie të dështuar, humb vitin shkollor. E gjendur në mes të kësaj situate, protagonistja nuk gjen asnjë mbështetje nga miqtë apo familjarët e saj.

Ajo tregohet e vendosur të harrojë këtë histori dhe të kërcejë apo të këndojë për të harruar gjithçka duke vepruar sikur nuk kishte asnjë problem dhe se për atë djalë nuk vlen asnjë lot. /Telegrafi/