Telegrafi

Alban Skënderaj me koncert madhështor në Prishtinë (Foto)

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj do të sjellë më datë 1 qershor në Prishtinë koncertin e tij recital “Tingujt e ditarit tim”.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shkruan detajet e këtij koncerti gjigant.

“Tingujt e ditarit tim” do të organizohet në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, dhe mbështetet nga ProCredit Bank.

Lexo po ashtu Gjysmëfinalistët e ‘The Voice of Albania’ (Video)

Në statusin e tij, Skënderaj shkruan se ndjehet pa masë i lumtur që do të performojë në Prishtinë, me një orkestër gjigante prej 30 muzikantësh.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se koncerti im “Tingujt E Ditarit Tim” tashme vjen ne tjeter dimension dhe te tjera permasa. Nje koncert i plote, me më shume fuzion dhe me nje orkester prej rreth 30 muzikantesh te shkelqyer qe do performojne me mua ne skene, me kenge te reja ne repertor dhe me orkestrime te pa degjuara asnjehere me pare. I ftuar special do te jete miku im dhe artisti virtuoz Olen Cesari. Qyteti i Prishtines me ka dhene shume si artistikisht ashtu dhe ne aspektin njerezor ndaj jam i lumtur qe mund ti kthej dicka mbrapsh midis ketij koncerti. Informacione, detaje dhe surpriza te tjera rreth koncertit do vijne ne ditet ne vijim” (sic.), shkruan Albani në Instagram. /Telegrafi/