Çifti i dashur i skenës shqiptare, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, e kanë sjellë versionin anglisht të këngës “Dhurata”.
“More Than a Song” e kanë titulluar këngën që po ashtu e kanë shoqëruar me videoklip.
Projekti i ri ka ardhur pikërisht në kuadër të festave të fundvitit dhe dy këngëtarët i kanë uruar fansat e tyre me këtë këngë.
Albani e ka realizuar muzikën dhe e ka shkruar tekstin e kësaj kënge.
“Shkëmbeni dashuri të sinqerte ashtu si sot dhe ne çdo ditë tjetër të vitit”, është këshilla e këngëtarëve.
Fansat e tyre të shumtë e kanë pëlqyer këngën, ndërsa disa prej tyre thonë se kjo këngë meriton të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.
Videoklipi i këngës “Dhurata” u publikua më 28 nëntor, në ditëlindjes e vajzës së çiftit, ndërsa tani numëron 3.2 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/