Telegrafi

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani shijojnë pushimet luksoze në Maldive

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Çifti i njohur shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, së fundmi janë duke shijuar një pushim mjaft luksoz në Maldive.

Ata kanë publikuar imazhe në rrjetet sociale, përmes së cilave iu kanë treguar fansave për momentet e këndshme që po kalojnë së bashku atje.

Ishte fillimisht Miriami ajo që hodhi në Instagram një fotografi, ndërsa vinte në pah trupin e saj atraktiv me bikini.

Ndërsa së fundmi edhe Albani publikoi disa fotografi tjera në Instagram, ku shfaqet bashkë me Miriamin, ndërsa duken që të dy mjaft të lumtur dhe të dashuruar.

Lexo po ashtu Miriam Cani tërheqëse në bikini nga pushimet në Maldive

“Pushime të merituara sidomos për mamin e Amelisë”, ka shkruar Skënderaj në mbishkrimin e fotografisë.

Ku udhëtim i çiftit është mundësuar nga AS Travel, e cila së fundmi është ndër kompanitë më të përzgjedhura nga ata që preferojnë udhëtimet.

Në një video të publikuar më vonë në InstaStory, Albani tregon se çifti kanë vizituar edhe një nga pishinat më të veçanta në Maldive, e cila përbrenda ka peshq dhe delfinë që notojnë.

Duket se fundin e sezonit veror, çifti Skënderaj dhe Cani po e shijojnë si është më së miri në udhëtimin e mundësuar nga AS Travel. /Telegrafi/