Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Çifti i njohur shqiptar solli këngën e re “Jeta ime” të kompletuar edhe me videoklip.
Ata vijnë me interpretim të mrekullueshëm siç edhe shquhen për vokalin e veçantë.
Muzika dhe teksti është shkruar nga vetë artisti me producim nga Elgit Doda.
Për miksimin dhe masterizimin vlen të ceket se u përkujdes Lorenc Aliaj (Avaxus).
Videoja i është besuar SmartMotion dhe tani ndodhet në YouTube.
Veç kësaj, dyshja kanë edhe disa këngë të tjera së bashku që janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/