Çifti i këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë shumë të pëlqyer nga publiku.
Ata janë mjaft aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre.
Së fundmi, çifti kanë treguar se ndodhen me pushime bashkë me fëmijët e tyre: Ameli dhe Duam.
Në mesin fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Albani dhe Miriami mund të shihen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit ndërsa shijojnë panaromanën bregdetare.
Albani ka pasur një verë të ngjeshur me projekte muzikore dhe koncerte të shumta.
Miriami në anën tjetër ndërkohë ka qenë më pak aktive në muzikë, duke qenë më shumë e përkushtuar në rritjen e fëmijëve, sesa në muzikë.
Ajo është komplimentuar nga fansat në këto fotografi për linjat e saj trupore. /Telegrafi/