Telegrafi

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë duetin e ri “Zemër përmbi zemër”

Foto: Alban Skënderaj/YouTube

Çifti i njohur, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Zemër përmbi zemër” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.

Producent i këngës është Lorenc Aliaj, gjersa vijën melodike dhe tekstin e ka realizuar vet Albani.

Foto: Alban Skënderaj/YouTube

Kompozitori Elgit Doda ka dhënë gjithashtu një dorë në krijimin e kësaj kënge, përkatësisht incizimin e vokalleve.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip të freskët dhe me plot ngjyra, në të cilin çifti vijnë me një performancë mjaft interesante.

Albani dhe Miriami janë të njohur për duetet e shumta, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/