Site icon Telegrafi

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër për 28 nëntor

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të parë pasi kanë mirëpritur vajzën Ameli.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari Skenderaj në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ditën e lindjes së vajzës sime e festojnë të gjithë shqiptarët! Nuk mund të isha njeri më i lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit”, ka shkruar Skenderaj. /Telegrafi/

Exit mobile version