Telegrafi

Alban Skënderaj dhe MC Kresha publikojnë këngën e re “Ping-Pong”

Këngëtari Alban Skënderaj dhe reperi MC Kresha kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ping-Pong” titullohet kënga e tyre e re, e cila është realizuar nga Avaxus, gjersa për tekstin janë kujdesur vet reperët.

Kënga është ritmike-verore, ndërsa vjen për fansat në YouTube me një klip të realizuar me animacione, bashkëngjitur me tekstin e saj.

Alban Skënderaj ka qenë shumë aktiv këtë vit me projekte muzikore, gjersa vetëm pak javë më parë publikoi bashkëpunimin me DJ Sardin, të titulluar “Imagjino”.

Ndërkohë, në anën tjetër edhe MC Kresha vazhdon të jetë aktiv në koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndrysh,e teksa bashkëpunimi me Albanin shënon projekti e tyre të parë për këtë vit.

Në muajt në vazhdim, ai dhe Lyrical Son pritet të publikojnë edhe disa projekte të reja. /Telegrafi/