Telegrafi

Alban Skënderaj dhe Elinel paralajmërojnë duetin “Boll”

Dy artistët të njohur shqiptarë janë bërë bashkë për të sjell një duet muzikor.

Këngëtari nga Shqipëria, Alban Skënderaj dhe reperi nga Kosova, Elinel janë drejtë finalizimit të një bashkëpunimi.

Kështu kanë zbuluar dyshja përmes postimeve në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram ku edhe zbuluan detaje.

Foto: Alban Skënderaj/Instagram

Dyshja shpërndanë kopertinën e projektit që mban titullin “Boll” dhe do të jetë e shoqëruar edhe me një videoklip.

“Boll”, së shpejti”, kanë shkruar dyshja në mbishkrimin e postimit.

Foto: Elinel/Instagram

Ndërkohë, aktualisht Albani po e shijon suksesin e bashkëpunimit me MC Kreshën “iluzion”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në anën tjetër, kënga e fundit e Elinel është dueti me artisten e re Ya Nina “Rich”. /Telegrafi/