Telegrafi

Alban Skenderaj dhe Elgit Doda publikojnë projektin “Parajsa ime 2”

Alban Skenderaj dhe Elgit Doda Foto: YouTube

Ata janë këngëtarët dhe njëherësh kantautorët më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Fjala është për Alban Skenderaj dhe Elgit Doda, të cilët sërish kanë dëshmuar se dinë të marrin vëmendje.

Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, që të dy kanë bërë të ditur se kanë lansuar projektin e ri.

“Parajsa ime 2” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila ka ardhur si version i dytë i këngës që kanë pasur një vit më parë.

Tekstin kësaj radhe e ka shkruar Skenderaj, teksa për instrumental është përkujdesur Doda.

Theksojmë se një duet i tillë është pritur jashtëzakonisht mirë nga dëgjuesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/