Site icon Telegrafi

Alban Skënderaj dhe Elgit Doda publikojnë këngën e re “Parajsa ime”

Alban Skënderaj dhe Elgit Doda (Foto: YouTube)

Kantautorët e njohur shqiptarë, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda, sapo kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

“Parajsa ime” titullohet kënga e tyre e re, e cila vjen e shoqëruar me një klip tejet veror në bregdetin shqiptar pikërisht për stinën e verës.

Tekstin e ka shkruar vet artisti Skëndëraj, kurse për producimin është përkujdesur Doda.

Alban Skënderaj (Foto: YouTube)

Ndërkaq, miksimin dhe masterizimin e këtij projekti e ka realizuar Mareglen Boja.

Projekti i dyshes tashmë është lansuar edhe në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Verë 2020, Shqipëri. Hapim zyrtarisht sezonin turistik në bregdetin më të bukur në botë”, ka qenë përshkrimi që Albani ia ka bashkangjitur një videoje të ndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.

 

Dy artistët shquhen për zërin e veçantë dhe projektet që sjellin në varësi të kohës dhe stinës. /Telegrafi/

Exit mobile version