Dy nga artistët më të popullarizuar shqiptarë kanë bërë bashkë forcat për një projekt të ri muzikor.
Fjala është për kantautorin Alban Skënderaj dhe për këngëtaren Arilena Ara, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar këngën e re.
Të njëjtit njoftuan se projekti mban titullin “Aisheh” dhe se pritet të plasohet së shpejti në treg.
“A i sheh rreth teje bukuritë? AISHEH”, ka shkruar Ara në një postim që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Fansat duket se mezi po presin për këngën e dyshes, e cila po ashtu është përshtatur me stinën e vjeshtës.
Kjo njëherësh do jetë kënga e parë e tyre e përbashkët, ndonëse ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.
Theksojmë që Arilena Ara ka qenë fituese e “X Factor 2”, ndërsa Albani ishte në juri. /Telegrafi/