Telegrafi

Alban Skënderaj dhe Ada paralajmërojnë këngën e re “Ama”

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari dhe kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ai përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se po vjen në bashkëpunim me artisten e quajtur, Ada.

Ata mes tjerash zbuluan se ky duet mban titullin “Ama”, por nuk e kanë bërë të ditur akoma datën e lansimit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ama”, ka qenë përshkrimi i vetëm që ia ka bërë këtij postimi të shpërndarë në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja kanë shkëputur disa fotografi nga xhirimet e klipit, ku shfaqen me veshje të ngjashme ngjyrë blu.

Ky njëherësh është bashkëpunimi i tyre i parë që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Skënderaj nuk ka dyshim se është një nga emrat më të pëlqyer në estradë. /Telegrafi/