Telegrafi

Alban Ramosaj u paraqit me fustan në “Dance with me”! (Foto)

Mbrëmë (e hënë) është mbajtur nata finale e spektaklit “Dance With Me 3”, e cila në fund të saj zgjodhi fitues çiftin Laura Nezha dhe Renato Mekolli.

Shumë performanca të shkëlqyera dhuruan yjet e spektaklit mbrëmë, teksa vetëm tre prej çifteve ia dolën që të renditen si triumfuesit e mbrëmjes.

Këngëtari Alban Ramosaj dhe partnerja e tij Bora Azemi gjithashtu dhanë një performancë të bukur, gjersa e çuditshme duket të ketë qenë veshja e Albanit në natën e mbrëmshme.

Lexo po ashtu Reagimi i yjeve që nuk u futën as në Top 3-shen e "Dance With Me 3" (Foto)

Motra e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka publikuar në Instagram Story një video ku shfaq vëllain e saj në skenë, i cili gjatë njërës prej performancave kishte veshur një dantellë të bardhë, e cila dukej më shumë si fustan.

Në pamje të parë mund ta mendojmë si një veshje nga tradita e jugut, mirëpo mungesa e plisit në kokë nuk e justifikon këtë gjë.

Albani dukej sikur kishte vendosur të performonte me fustan në finalen e spektaklit! /Telegrafi/

Alban Ramosaj në natën finale të “Dance With Me 3”. Foto nga Instagram Story.