Site icon Telegrafi

Alban Ramosaj nis xhirimet e videos së këngës së re

Para një muaji solli këngën më të re për tregun muzikor shqiptar.

“Ike”, titullohej kënga e re këngëtarit, muzikën dhe tekstin e të cilit e kishte shkruar vetë.

Por, duket se kjo verë do të jetë me shumë angazhime, punë dhe videoja të reja për artistin.

Ai ka filluar tashmë xhirimet e videokëngës më të re teksa ka publikuar në rrjetet sociale imazhet e para.

“(1/9) BTS pic. Duke xhiruar videon e këngës së re. Pjesa e dytë e trilogjisë “A Thu Pse”. Me bukuroshen Alesia Noka”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Ramosaj.

Lexo po ashtu Rrëfimi prekës, Alban Ramosaj flet për Beatrix dhe humbjen e babait (Video)

Dyshja shihet në poza intime gjë që na lë të kuptohet se do të shohim një klip mjaft të nxehtë dhe këngë verore.

Ndryshe, kënga e fundit e Albanit është shikuar rreth 200 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version