Telegrafi

Alban Ramosaj me këngë të re, vazhdim i trilogjisë “Hireath”

Para një jave solli duetin me të motrën Beatrix Ramosajn.

Bëhet fjalë për Alban Ramosajn, i cili brenda 24 orëve pritet të publikojë këngën më të re për tregun muzikor shqiptar.

“A thu pse”, titullohet kënga më e re artistit tonë, që do të shoqërohet me një video të veçantë.

Një pjesë të shkurtër të videos tashmë e ka publikuar këngëtari në llogarinë personale në Instagram.

Kënga është pjesa e dytë e triologjisë “Hireath”, në të cilën më së pari u publikua kënga “Ike”, që u pëlqye shumë nga fansat e Ramosajt.

Gjersa kënga e sjell me të motrën, “Get High” deri më tani është shikuar mbi 50 mijë herë në YuuTube.

Ndryshe, këngëtari do të vjen edhe me këngë të tjera gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/