Site icon Telegrafi

Alban Ramosaj fitoren në “Kënga Magjike 2021” ia dedikoi të ëmës

Alban Ramosaj (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, të shtunën (29 maj) arriti të triumfojë në finalen e festivalit “Kënga Magjike 2021”.

Ai rrëmbeu vendin e parë me 1197 pikë, duke lënë pas Klajdin dhe Florin e po ashtu edhe artisten Nutsa.

Derisa kjo ishte një ëndërr e realizuar për të, 25 vjeçari në postimet që ka bërë dhe intervistat e dhëna ka deklaruar se i dedikohet të ëmës së tij.

“O nënë, e fitova”, ka qenë përshkrimi i fotografisë së fundit të ndarë në Instagram ku pozon pranë nënës dhe të motrës, këngëtares Beatrix Ramosaj.

Lexo po ashtu Alban Ramosaj fiton “Kënga Magjike 2021”

Vendi i dytë në këtë festival i takoi Flori Mumajesit dhe Klajdi Harunit me gjithsej 1058 pikë dhe në vend të tretë artistja Nutsa 1020 pikë.

“Kënga Magjike” sivjet u zhvillua në një ambient krejtësisht tjetër për shkak të situatës së krijuar me coronavirus.

Po ashtu, festivali është rikthyer pas dy vitesh meqë në 2020 nuk u mbajt për shkak të pandemisë. /Telegrafi/

Exit mobile version