Telegrafi

Alban Mehmeti vjen me set të veçantë fotografik bashkë me familjen për fundvit

Foto: Alban Mehmeti/Facebook

Këngëtari Alban Mehmeti ka pasur një vit mjaft të suksesshëm në karrierën e tij.

Këngë të reja e koncerte të shumta e kurorëzuan 2018-n e këngëtarit shumë të pëlqyer nga publiku.

Me ardhjen e festave të fundvitit, këngëtari duket se është bërë më i entuziazmuar, teksa në shtëpinë e tij ka mbërritur atmosfera festive.

Kështu na tregon edhe seti fotografik që ai ka realizuar së bashku me familjen e tij për fundvit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në këto imazhe, ai shfaqet mjaft i lumtur pranë bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij, ndërsa pozojnë pranë bredhit të vitit të ri.

Buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon se familja është mjaft e lumtur, ndërsa duken festivë në prag të festave të fundvitit.

“Urime festat e fundvitit nga familja ime”, ka shkruar këngëtari Mehmeti në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/