Këngëtari i njohur, Alban Mehmeti sërish do të bëhet baba.
Ai tash e sa kohë po përflitet se është në pritje të një fëmiu tjetër me bashkëshorten e tij.
Ishte bashkëshortja e këngëtarit ajo që u shfaq me bark të fryrë dhe me indikacione që nxitën dyshimin e madh.
Por, me anë të një postimi, vet bashkëshortja Fjolla ka konfirmuar me një foto ku ledhaton barkun se tashmë është shtatzënë.
Tashmë çifti ka një djalë Lurnin nga martesa. Djali i tyre është dy vjeç. /Telegrafi/