Këngëtari Alban Mehmeti sot feston ditëlindjen e tij të 31-të.
Albani karrierën muzikore e nisi me grupin Aurora, nga ku u largua vite më parë, transmeton Telegrafi.
Si solo këngëtar ai arriti të ketë sukses më të madh duke u radhitur në mesin e këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar, gjersa grupi që la pas ka kohë që nuk janë aktiv me prurje të reja.
Albani është i diplomuar në komunikim masiv dhe vite më parë e pamë edhe si prezantues lajmesh, profesion ky të cilin e la shpejt duke i dhënë prioritet këngës.
Artisti është i martuar me bukuroshen Fjolla Svirca dhe para disa muajve janë bërë prindër të fëmijë së tyre të parë, të cilin e pagëzuan me emrin Lurni. /Telegrafi/