Këngëtari Alban Mehmeti është mjaft i pëlqyer nga fansat për zhanrin e muzikës që këndon.
I njëjti është shumë i kërkuar nga publiku në koncerte e ahengje të ndryshme muzikore.
Fakti që merret prej kohësh në muzikë ka ndikuar që këngëtari të sigurojë të ardhura të mira nga profesioni, duke i lejuar vetes një jetë mjaft luksoze.
Së fundmi, përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, këngëtari ka bërë të ditur se ka vendosur t’i bëjë vetes dhuratë një veturë luksoze të tipit “Porsche”.
“Mirëserdhe në shtëpi ‘my baby’”, ka shkruar Mehmeti në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, javë më parë ai solli baladën e tij më të re me titull “Vonë”, e cila u prit mirë nga publiku.
Muajt në vazhdim, do ta gjejnë atë me disa projekte të reja muzikore. /Telegrafi/