Telegrafi

Alban Krasniqi kandidat i LVV për kryetar të Komunës së Malishevës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë ka njoftuar se delegatët e Këshillit të kësaj qendre kanë zgjedhur Alban Krasniqin kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të kësaj qendre në Facebook, thuhet se përveç kandidatit për kryetar të Komunës, delegatët e Këshillit të Kësaj Qendre kanë zgjedhur edhe kandidatët për Kuvendin Komunal.

Ndryshe, Alban Krasniqi është bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. /Telegrafi/