Site icon Telegrafi

Alban Kondi, Bojken Lako dhe Kastro Zizo sjellin këngën e re “Mono”

Artistët e njohur shqiptarë, Alban Kondi, Bojken Lako dhe Kastro Zizo, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

“Mono” mban titullin kënga e re e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar Kastro Zizo së bashku me Alban Kondin, kurse për muzikën është përkujdesur ky i fundit po ashtu.

Alban Kondi, Bojken Lako dhe Kastro Zizo sjellin këngën e re “Mono” (Foto: YouTube)

Orkestrimi ndërkohë i është besuar Fabian Bashës e në këtë pjesë ka kontribuuar edhe artisti Kondi.

Videoja është realizuar nga produksioni i njohur në Shqipëri, “Max Production”.

“Më shumë se kurrë në këto kohë vlerësuam ata që vërtetë na duan dhe i duam shumë. Shpesh krijohmë ‘qeli’ në vete duke rënë pre e vetmisë dhe krijimit të ‘armiqve’ imagjinarë duke zhytur veten në humnera pa shpresë. Natyrshëm erdhi dhe projekti Mono për të gjitha ata/ne që e duam jetën shumë dhe dritën e diellit duam ta shohim gjatë. 3 miq, 3 kohë dhe 1 vepër”, ishin fjalët e Kastro Zizos pas lansimit të këtij projekti.

Kënga tashmë është e disponueshme edhe në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version