Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje që njëherë është edhe kryetar i zgjedhur i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar që ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në profilin e tij social në Facebook, duke falënderuar të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar gjatë periudhës që ishte deputet.
Ai thotë se e pret një detyrë e re dhe një kapitull i ri si i pari i Komunës së Gjilanit.
“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka njoftuar Hyseni. /Telegrafi/