Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, është infektuar me COVID-19.
Shpresat shqiptare duhet të bëjnë pa trajnerin e tyre Alban Bushi në dy ndeshjet e ardhshme eliminatore, ndaj Kosovës dhe Anglisë.
Është vet FSHF që ka njoftuar se Bushi ka rezultuar pozitiv pas testeve të bëra për coronavirusin e njohur si COVID-19.
“Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon”.
“Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç”.
“Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ia besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Telegrafi/