Site icon Telegrafi

Alban Ajdini: Do të jap maksimumin për këtë fanellë, në Zvicër do të kemi shumë shikues

Kosova ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Hajvali para udhëtimit për në Bazel, ku të shtunën do të përballet me Zvicrën.

Ndonëse me gjasa të vogla për kualifikim për në Euro 2024, ka optimizëm para udhëtimit për në Bazel.

Për ndeshjen ndaj Zvicrës dhe tubimin e tij të parë ka folur edhe Alban Ajdini, i cili është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Dardanëve.

Lexo po ashtu Ilir Krasniqi për ndeshjen kundër Zvicrës: Na pret një duel shumë i vështirë, por jemi shumë të motivuar

“Është një ndjenjë shumë e mirë. Jam shumë krenar që jam pjesë e Kosovës dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë”.

“Pritja dhe ndeshja ndaj Izrealit? Lojtarët më kanë pritur shumë mirë, stafi po ashtu dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, djemtë kanë qenë të motivuar dhe kanë bërë lojë shumë të mirë”.

“ Zvicra? Do të jetë ndeshje e vështirë, do të ketë shumë shikues. Do të jenë shumë shqiptarë aty por na pret një sfidë shumë e vështirë”, deklaroi Ajdini.

Ekspedita e Kosovës niset drejt Bazelit nesër në mëngjes, derisa në orën 19:00 e zhvillon stërvitjen në stadiumin “St. Jakob-Park”. /Telegrafi/

Exit mobile version