Alba Vukaj është larguar të hënën (15 janar) nga Big Brother VIP Kosova 2.
Pas një televotimi të papritur, rezultoi që bukuroshja shkodrane të ishte më pak e votuara, e me këtë rast edhe të linte plotësisht garën.
Ajo ka reaguar pas daljes duke thënë se kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme.
“Eksperiencë e jashtëzakonshme, emocione nga më të ndryshmet. Mirënjohëse pa fund për mbështetjen e familjes, shoqërisë dhe gjithë publikut që më përkrahu dhe besoj te unë, në momente të bukura dhe sidomos të vështira”, ka shkruar ajo.
Ish-konkurrentja theksoi: “Ndihem mirë kur më kuptojnë njerëzit”.
Ndërkohë, kanë mbetur edhe pak javë deri në finalen e madhe të Big Brother.
Finalja pritet të mbahet më 2 shkurt dhe banorët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/