Site icon Telegrafi

Alba Vukaj kërkon të largohet nga Big Brother?

Alba Vukaj

Alba Vukaj është njëra nga banoret më të dashura në Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja shkodrane tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve, ndonëse komentohet për çdo veprim në këtë reality shou.

E së fundmi, ajo duket se nuk ndjehej mirë dhe se kërkoi që ta linte shtëpinë e famshme.

Foto: Screenshot/TikTok

Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, zeshkania shihet duke i thënë vëllait të madh që ta thërras në dhomë të rrëfimeve.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet - momenti kur Gani Gërmia pi alkool fshehtas

“Vëllai i madh” a mundesh me më thirr në dhomë të rrëfimit të lutem”, u shpreh ajo.

Nuk dihet arsyeja e kësaj, edhe pse ata shpesh mërziten me konkurrentët e tjerë në këtë format.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Exit mobile version