Site icon Telegrafi

Alba Vukaj flet me emocione: Ndihem nën presion të madh nga Azemi

Azem Gagica ka krijuar një situatë të pakëndshme në Big Brother VIP Kosova 2, ku e përfshirë edhe edhe Alba Vukaj.

Kjo për faktin se ai ka shprehur një pëlqim për të, të cilin nuk e ka marrë në të njëjtën mënyrë.

Teksa diskutuan raportin e tyre, Alba u shpreh me shumë emocione duke thënë se ndihet në presion të madh nga ai.

Foto: Screenshot/YouTube

“Pikë së pari nuk është e drejtë me ofendu një person që nuk ka pëlqim për ty sepse unë e kam trajtuar me shumë respekt, në shumë situata edhe pse nuk e ka merituar në shumë situata. Nuk është e drejtë. Unë isha shumë e mërzitur për Azemin se nuk e kam parë në atë gjendje, por kam të drejtë të flas me të gjithë në atë shtëpi”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Shfaqet klipi - momenti kur Azemi kërkoi largimin nga shtëpia

Bukuroshja shkodrane theksoi: “Shumë presion, se është hera e dytë që e bën këtë reagim pse unë flas me Blerandon”.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas kësaj, Azemi tha se do të ndryshojë dhe se do ta bëjë tani e tutje lojën e tij.

Situata është komentuar edhe nga banorët e tjerë, të cilët qenë në anë të Vukajt. /Telegrafi/

Exit mobile version