Alba i flet Milenës vetëm për të dashurin e saj në shtëpinë më të madhe televizive shqiptare, “Big Brother Albania 8”. Ajo mendon nëse ai po i sheh apo është në gjumë.
Ndoshta do të jetë me familjarët ose rrugës duke shkuar për në Mitrovicë. Milena e ngacmon dhe i thotë se mund të jetë duke festuar në ndonjë klub nate. Alba me xhelozinë e saj i përçon mesazhin se dita e dielë duhet të bëhet pushim.
Vajzat futen në dhomën e gjumit por Alba nuk shkon vetëm. Ajo ka vendosur në barkë një jastëk dhe bën sikur është shtatzënë.
“Ah more Diedoni si e le gruan me barkun tek goja dhe ike” thotë ajo. Milena nis të qeshë. Alba i shkon Eleonorës në shtrat dhe i thotë se djali i ngjan të atit. Eleonora qesh dhe i thotë nxirre luanin Alba.
“Nesër është dita e dëshmorëve dhe ishalla të vinë dhembjet e lindjes natën” i thotë Eleonora. Ato qeshin me zë të ulët.
Banorët janë të gjithë në gjumë dhe Eleonora i kërkon Albës që të flejë. Ajo shkon në shtratin e saj dhe i uron natën e mirë Diedonit.
“Natën e mirë, të dua Diedoni” përçon dashuri Alba. Tashmë shtëpia më e famshme në Shqipëri ka rënë në qetësi. Të gjithë flenë.