Site icon Telegrafi

Alba Morina vjen atraktive në sesionin festiv për vitin 2018 (Foto)

Prezantuesja e njohur e ekranit, Alba Morina, ka shfaqur anën e bukur të saj.

Ajo ka realizuar së fundmi një fotosesion me fotografin e njohur, Norik Uka.

Në këtë sesion ajo shfaqet bukur dhe tejet festive, duke tërhequr vëmendjen në rrjetin social Instagram.

Me garderobë e dukje të thjeshtë, ajo shfaqet mjaft bukur në sesionin festiv.

Alba ka drejtuar për shumë vite nga emisionet kryesore të muzikës, Top Koha Music, kurse së fundmi ishte prezantuese e E Zone në Tribuna Channel.

Ndryshe, Alba e cila besohet se është ‘single’ nuk dihet nëse do të vazhdojë me angazhimin në Tribuna Channel në mesin e ofertave për prodhime tjera televizive.

Alba njihet edhe si vajza e Arbnor Morinës, ish futbollistit dhe trajnerit të njohur shqiptar të futbollit i cili drejton KF Gjilanin. /Telegrafi/

Exit mobile version